- فَلَمَّا جَنَّ عَلَیۡہِ الَّیۡلُ رَاٰ کَوۡکَبًا ۚ قَالَ ہٰذَا رَبِّیۡ ۚ فَلَمَّاۤ اَفَلَ قَالَ لَاۤ اُحِبُّ الۡاٰفِلِیۡنَ ﴿۷۷﴾6 : 77 Kur atë e zuri nata, ai pa një yll. Tha: “(Sikur) ky është Zoti im”. E kur ai perëndoi, tha: “Nuk i dua ata që perëndojnë”.Shpjegime
Në ajetet 77-79 është përmendur një debat që ishte zhvilluar midis Hazret Ibrahimit a.s. dhe popullit të tij dhe që, në kohë të ndryshme, vijoi deri në tri ditë. Për ta përgënjeshtruar popullin e tij, Hazret Ibrahimi a.s. atyre u përmendi yjet dhe tha se ju ato i bëni zota, kurse ato perënduakan. Pastaj tha, disa prej jush hënën e bëjnë zot, ndërsa edhe ajo perëndon. Shumica prej tyre adhuronin diellin, dhe Hazret Ibrahimi a.s. tha se dielli edhe pse është më i madhi, edhe ai perëndon, prandaj, adhurimi i një zoti tjetër përveç Allahut është një veprim i gënjeshtërt. Lidhur me këtë ajet, disa komentues bashkëkohës tregojnë lloj-lloj përrallash, duke thënë se Hazret Ibrahimin a.s. e kishte burgosur babai i tij dhe kur doli prej burgut, gjoja për herë të parë kishte parë një yll, pastaj hënën, pastaj edhe diellin dhe për herë të parë kishte marrë vesh se ato të gjitha perëndojnë. Një komentim i tillë nuk është i saktë.