- وَ لَقَدۡ خَلَقۡنَا السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضَ وَ مَا بَیۡنَہُمَا فِیۡ سِتَّۃِ اَیَّامٍ ٭ۖ وَّ مَا مَسَّنَا مِنۡ لُّغُوۡبٍ ﴿۳۹﴾50 : 39 Pa dyshim, Ne i krijuam qiejt, tokën dhe gjithçka që është mes tyre në gjashtë ditë, dhe nuk Na preku lodhja aspak.Shpjegime
Në Bibël përmendet që pas krijimit të qiejve dhe të tokës në gjashtë ditë, “ditën e shtatë Perëndia u çlodh” (Zanafilla 2:2-3). Kjo duhet të ketë qenë ndonjë metaforë, andaj, Kurani nuk e përmend diçka të tillë. Madje, për të larguar një keqkuptim të tillë, Zoti i Madhërishëm e qartëson në Kuranin e Shenjtë duke thënë: “nuk Na preku lodhja aspak”. Pra, këto fjalë hedhin poshtë kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës “çlodhje”, sepse çlodhet ai që lodhet, kurse Zoti i Madhërishëm është i Pastër nga të meta të tilla.