- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اِذَا قُمۡتُمۡ اِلَی الصَّلٰوۃِ فَاغۡسِلُوۡا وُجُوۡہَکُمۡ وَ اَیۡدِیَکُمۡ اِلَی الۡمَرَافِقِ وَ امۡسَحُوۡا بِرُءُوۡسِکُمۡ وَ اَرۡجُلَکُمۡ اِلَی الۡکَعۡبَیۡنِ ؕ وَ اِنۡ کُنۡتُمۡ جُنُبًا فَاطَّہَّرُوۡا ؕ وَ اِنۡ کُنۡتُمۡ مَّرۡضٰۤی اَوۡ عَلٰی سَفَرٍ اَوۡ جَآءَ اَحَدٌ مِّنۡکُمۡ مِّنَ الۡغَآئِطِ اَوۡ لٰمَسۡتُمُ النِّسَآءَ فَلَمۡ تَجِدُوۡا مَآءً فَتَیَمَّمُوۡا صَعِیۡدًا طَیِّبًا فَامۡسَحُوۡا بِوُجُوۡہِکُمۡ وَ اَیۡدِیۡکُمۡ مِّنۡہُ ؕ مَا یُرِیۡدُ اللّٰہُ لِیَجۡعَلَ عَلَیۡکُمۡ مِّنۡ حَرَجٍ وَّ لٰکِنۡ یُّرِیۡدُ لِیُطَہِّرَکُمۡ وَ لِیُتِمَّ نِعۡمَتَہٗ عَلَیۡکُمۡ لَعَلَّکُمۡ تَشۡکُرُوۡنَ ﴿۷﴾5 : 7 O ju që besuat! Kur të ngriheni për namaz, pastroni fytyrat dhe duart tuaja deri në bërryla, fshini kokën me duar të lagur dhe lani edhe këmbët deri në nyje. Nëse jeni xhunubë, pastrohuni (duke u larë) tërësisht. Nëse jeni të sëmurë ose jeni në udhë, ose dikush prej jush ka kryer nevojën fiziologjike ose keni kryer marrëdhënie me gratë tuaja, dhe (në këto raste) nuk gjeni dot ujë, bëni tejemum me dhé të pastër, pra, fshini fytyrat dhe duart tuaja me të. Allahu nuk dëshiron që të krijojë ndonjë vështirësi për ju, por dëshiron t’ju pastrojë dhe ta përsosë bekimin e Tij mbi ju, që ju ta falënderoni.