- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوا اتَّقُوا اللّٰہَ وَ ابۡتَغُوۡۤا اِلَیۡہِ الۡوَسِیۡلَۃَ وَ جَاہِدُوۡا فِیۡ سَبِیۡلِہٖ لَعَلَّکُمۡ تُفۡلِحُوۡنَ ﴿۳۶﴾5 : 36 O ju që besuat! Kini druajtje ndaj Allahut dhe kërkoni mjetin (për t’u afruar) drejt Tij dhe luftoni në rrugën e Tij, që të keni sukses.Shpjegime
Në fjalët “kërkoni mjetin (për t’u afruar) drejt Tij”, me mjetin nënkupton të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.. Pra, kjo do të thotë se tani e tutje, përmes të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., pra duke e ndjekur atë, mund të krijosh lidhje me Zotin e Madhërishëm. Edhe lutja pas ezanit, që përmend mjetin, e mbështet këtë ide.