4 : 159 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • بَلۡ رَّفَعَہُ اللّٰہُ اِلَیۡہِ ؕ وَ کَانَ اللّٰہُ عَزِیۡزًا حَکِیۡمًا ﴿۱۵۹﴾
    4 : 159 por Allahu e ngriti drejt Vetes. Dhe Allahu është Mbizotërues, i Urtë.
    Shpjegime

    1) Ajeti nr. 158 jep përgjigjen e të dyja akuzave të ngritura nga judenjtë. Zoti i Madhërishëm së pari deklaroi se Hazret Isai dhe Hazret Merjemja, paqja qoftë mbi të dy, ishin të virtytshëm dhe se akuza e judenjve për karakterin e Hazret Merjemes a.s. është vetëm një shpifje shumë e rëndë (ajeti 157). Dhe së dyti, Isai a.s. nuk ndërroi jetë në kryq, por judenjtë kështu kujtuan se ai kishte vdekur, andaj, si i tillë, ai nuk është i mallkuar, por i pranuar te Zoti i Madhërishëm, dhe Zoti e lartësoi atë siç i lartëson profetët e tjerë. E gjithë grindja e hebrenjve ishte për karakterin dhe për moslartësimin shpirtëror të Hazret Isait a.s., dhe Zoti i hodhi poshtë të dyja akuzat e tyre. Këtu nuk flitet asgjë për ngritjen fizike të tij. Fjalët “as nuk e vranë dhe as nuk e kryqëzuan” nuk pohojnë aspak se ai nuk ka vdekur. Nuk janë këto dy forma si të vetmet për vdekjen e njeriut. Këto fjalë hedhin poshtë pretendimin e judenjve që Jezusi (Isai) a.s. të ishte i mallkuar, me pretendimin se vdiq në kryq, pasi kjo mënyrë ekzekutimi konsiderohej e mallkuar, sidomos për një person që pretendonte të ishte profet i Zotit (Bibla, Ligji i Përtërirë 21:23). Kështu që, judenjtë e pandehnin Jezusin a.s. si të mallkuar, e jo të pranuar të Zotit. Andaj, Zoti përmes Kuranit provoi që Jezusi nuk vdiq në kryq. Fjalët “por ashtu u është dukur atyre” e mbështesin edhe më shumë këtë argument, pra me fjalë të tjera, Zoti thotë – ai ishte i gjallë, judenjtë e kujtuan si të vdekur. Dhe për sa kohë që nuk vdiq në kryq, ai nuk quhet i mallkuar, përkundrazi, “Zoti e ngriti atë drejt Vetes”, që do të thotë se e ka lartësuar siç i lartëson Profetët e Tij të pranuar. Sipas Kuranit, udhëtimi ose ngritja e robit drejt Zotit nuk bëhet fizikisht por shpirtërisht. Shih: 51:51; 7:176-177; 19:57-58; 89:29-31; 38:51. E gjithë ngjarja e kryqëzimit nëse analizohet qoftë me të dhënat që gjenden sot në Dhiatën e Re, vërtetohet se Jezusi a.s. u vu në kryq, por shpëtoi nga kryqëzimi dhe pati jetë të gjatë. Përveç kësaj, besimi se Isai a.s. është ende gjallë, bie ndesh me një sërë ajetesh të qarta të Kuranit të Shenjtë, si 5:116-118; 3:56; 3:145; 21:9; etj..

    2) Të krishterët e sotëm besojnë se Krishti vdiq në kryq për të patur një vdekje të mallkuar (Galatasve 3:13), dhe për t’ua marrë mëkatet atyre që i besojnë atij. Kryqëzimi ishte një lloj pushkatimi sa i dhimbshëm, aq edhe poshtërues. Historia dëshmon se të kryqëzuarit liheshin për ditë të tëra edhe pas vdekjes së tyre. Judenjtë donin me çdo kusht që Jezusi të kryqëzohej, pra të ekzekutohej, që të provohej se ai nuk qe i dërguari i Zotit, por qe një i mallkuar, ma’adhallah! Por faktet biblike vërtetojnë se Jezusi nuk vdiq në kryq, por shpëtoi nga kryqëzimi, siç e pohon Kurani i Shenjtë. Për ta shpëtuar robin e Vet, Zoti gërshetoi një plan të përsosur, kundër planit të judenjve: Zoti i jep Jezusit lajmin e sigurimit dhe të shpëtimit të tij, siç e kishte shpëtuar dikur edhe profetin Jona (Mateu 12:39-40). I jep mundësi Jezusit që të lutej tërë natën për shpëtimin e tij (Marku 14:36). Njofton gruan e Pilatit për pafajësinë e Jezusit nëpërmjet ëndrrës, pra, nëpërmjet mjetit të Tij të komunikimit (Mateu 27:19). I zgjon ndërgjegjen Pilatit për të bërë çmos për shpëtimin e Jezusit (Gjoni 18:38-40). Zoti bën që të zgjidhet pikërisht dita e premte për kryqëzimin e Jezusit, në mënyrë që ai të qëndronte vetëm disa orë në kryq, sepse nga mbrëmja do të fillonte sabati. Kështu, sipas Biblës, Jezusi qëndroi në kryq vetëm 3 – 6 orë (Marku 15:25 dhe Mateu 27:46). Pilati tregohet dyshues nëse Jezusi me të vërtetë ka vdekur (Marku 15:44). Jezusit nuk ia thyen kockat, madje kur një ushtar i ngul shtizën në brinjë, menjëherë i del gjak dhe ujë (Gjoni 19:32-34), që në fakt, janë shenja jete dhe jo vdekjeje. Zoti shkakton tërmet e stuhi nga qielli (Mateu 27:51). Ai i frymëzon Jozefin dhe Nikodemin për të planifikuar marrjen e Jezusit dhe kurimin e tij, të cilët e vizitojnë dhe ia çojnë mirrë dhe aloe në një sasi prej 33 kg (Gjoni 19:39). Barnat mirrë dhe aloe përdoren dendur për kurimin e plagëve. Të gjitha këto fakte tregojnë bindshëm se armiqtë e Jezusit bënë planin e tyre, por edhe Zoti bëri një plan të Vet, dhe pikërisht plani i Zotit e shpëtoi Jezusin nga vdekja e mallkuar. U provua që Jezusi nuk qe i mallkuar, por i bekuar, i lartësuar dhe i ndihmuar nga Zoti i Madhërishëm. Për të ditur se çfarë ndodhi me Hazret Isain a.s., pasi shpëtoi nga kryqëzimi, lexoni 23:51.

1
الفَاتِحَة El-Fatiha
2
البَقَرَة El-Bekare
3
آل عِمرَان Ali Imran
4
النِّسَاء En-Nisa
5
المَائدة El-Maidah
6
الاٴنعَام El-En’am
7
الاٴعرَاف El-A’raf
8
الاٴنفَال El-Enfal
9
التّوبَة Et-Teube
10
یُونس Junus
11
هُود Hud
12
یُوسُف Jusuf
13
الرّعد Er-Rad
14
إبراهیم Ibrahim
15
الحِجر El-Hixhr
16
النّحل En-Nahl
17
بنی اسرائیل Beni Israil
18
الکهف El-Kehf
19
مَریَم Merjem
20
طٰه TaHa
21
الاٴنبیَاء El-Enbija
22
الحَجّ El-Haxh
23
المؤمنون El-Mu’minun
24
النُّور En-Nur
25
الفُرقان El-Furkan
26
الشُّعَرَاء Esh-Shuara
27
النَّمل En-Neml
28
القَصَص El-Keses
29
العَنکبوت El-Ankebut
30
الرُّوم Er-Rum
31
لقمَان Lukman
32
السَّجدَة Es-Sexhde
33
الاٴحزَاب El-Ahzab
34
سَبَإ Saba
35
فَاطِر Fatir
36
یسٓ Jasin
37
الصَّافات Es-Saffat
38
صٓ Sad
39
الزُّمَر Ez-Zumer
40
المؤمن El-Mu’min
41
حٰمٓ السجدہ Ha.Mim. Es-Sexhde
42
الشّوریٰ Esh-Shura
43
الزّخرُف Ez-Zukhruf
44
الدّخان Ed-Dukhan
45
الجَاثیَة El-Xhathije
46
الاٴحقاف El-Ahkaf
47
محَمَّد Muhammed
48
الفَتْح El-Fet’h
49
الحُجرَات El-Huxhurat
50
قٓ Kaf
51
الذّاریَات Edh-Dharijat
52
الطُّور Et-Tur
53
النّجْم En-Nexhm
54
القَمَر El-Kamer
55
الرَّحمٰن Er-Rahman
56
الواقِعَة El-Uakia
57
الحَدید El-Hadid
58
المجَادلة El-Muxhadile
59
الحَشر El-Hashr
60
المُمتَحنَة El-Mumtehine
61
الصَّف Es-Saf
62
الجُمُعَة El-Xhumu’a
63
المنَافِقون El-Munafikun
64
التّغَابُن Et-Tegabun
65
الطّلاَق Et-Talak
66
التّحْریم Et-Tahrim
67
المُلک El-Mulk
68
القَلَم El-Kalem
69
الحَاقَّة El-Hakka
70
المعَارج El-Mearixh
71
نُوح Nuh
72
الجنّ El-Xhinn
73
المُزمّل El-Muzzemmil
74
المدَّثِّر El-Muddeththir
75
القِیَامَة El-Kijamah
76
الدھر Ed-Dehr
77
المُرسَلات El-Murselat
78
النّبَإِ En-Nebe
79
النَّازعَات En-Naziat
80
عَبَسَ Abese
81
التّکویر Et-Tekvir
82
الانفِطار El-Infitar
83
المطفّفِین El-Mutaffifin
84
الانشقاق El-Inshikak
85
البُرُوج El-Buruxh
86
الطّارق Et-Tarik
87
الاٴعلی El-A’la
88
الغَاشِیَة El-Gashije
89
الفَجر El-Fexhr
90
البَلَد El-Beled
91
الشّمس Esh-Shems
92
اللیْل El-Lejl
93
الضّحیٰ Ed-Duha
94
الإنشراح El-Inshirah
95
التِّین Et-Tin
96
العَلق El-Alek
97
القَدر El-Kader
98
البَیّنَة El-Bejjine
99
الزّلزَلة Ez-Zilzal
100
العَادیَات El-Adijat
101
القَارعَة El-Karije
102
التّکاثُر Et-Tekathur
103
العَصر El-Asr
104
الهُمَزة El-Humeze
105
الفِیل El-Fil
106
قُرَیش Kurejsh
107
المَاعون El-Maun
108
الکَوثَر El-Keuther
109
الکافِرون El-Kafirun
110
النّصر En-Nasr
111
اللھب El-Leheb
112
الإخلاص El-Ihlas
113
الفَلَق El-Felek
114
النَّاس En-Nas
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp