- ضَرَبَ اللّٰہُ مَثَلًا رَّجُلًا فِیۡہِ شُرَکَآءُ مُتَشٰکِسُوۡنَ وَ رَجُلًا سَلَمًا لِّرَجُلٍ ؕ ہَلۡ یَسۡتَوِیٰنِ مَثَلًا ؕ اَلۡحَمۡدُ لِلّٰہِ ۚ بَلۡ اَکۡثَرُہُمۡ لَا یَعۡلَمُوۡنَ ﴿۳۰﴾39 : 30 Allahu dha shembullin e një njeriu që u përket pronarëve të shumtë, të cilët kundërshtojnë njëri-tjetrin, dhe të një njeriu tjetër që i gjithi i përket një njeriu të vetëm. Këta të dy a mund të jenë të barabartë në gjendjen e tyre?! Lavdia është e Allahut. Por në të vërtetë shumica e tyre nuk dinë.Shpjegime
Ai që nuk beson në Zotin e Vetëm, i duhet të besojë në shumë zota, qofshin idhuj, qofshin njerëz, qofshin dëshirat vetjake. Kështu, ai është i detyruar t’u shërbejë e t’u nënshtrohet shumë zotave. Fati i tij është për të ardhur keq. A mund të jetë ai si besimtari i vërtetë që punon për të kënaqur vetëm një Zot, Allahun e Madhërishëm?!