- قَالَ رَبِّ اغۡفِرۡ لِیۡ وَ ہَبۡ لِیۡ مُلۡکًا لَّا یَنۡۢبَغِیۡ لِاَحَدٍ مِّنۡۢ بَعۡدِیۡ ۚ اِنَّکَ اَنۡتَ الۡوَہَّابُ ﴿۳۶﴾38 : 36 (dhe) tha: “O Zoti im! Më fal mua dhe më dhuro mbretërinë, e cila të mos i përshtatet askujt pas meje! Pa dyshim, Ti je Dhuruesi i madh!”Shpjegime
Ky ajet tregon përfundimin e asaj që u tha në ajetet e mëparshme. Kur Hazret Sulejmani a.s. kuptoi që djali i tij nuk ka as spiritualizëm dhe as aftësi drejtuese, ai vetë iu lut Zotit që një mbretëri kaq të madhe Zoti të mos ia jepte tjetërkujt. Edhe historia dëshmon se pas Hazret Sulejmanit a.s., mbretëria e tij filloi të binte.