- اَلۡیَوۡمَ نَخۡتِمُ عَلٰۤی اَفۡوَاہِہِمۡ وَ تُکَلِّمُنَاۤ اَیۡدِیۡہِمۡ وَ تَشۡہَدُ اَرۡجُلُہُمۡ بِمَا کَانُوۡا یَکۡسِبُوۡنَ ﴿۶۶﴾36 : 66 Sot Ne do t’ua vulosim gojët, dhe duart e tyre do të Na flasin, këmbët e tyre do të dëshmojnë për atë që ata punonin.Shpjegime
Llogaridhënia që do të bëhet Ditën e Gjykimit, nuk do të jetë vetëm në bazë të dëshmive të engjëjve, por vetë gjymtyrët e njeriut do të rrëfejnë mëkatet që ka bërë njeriu me anë të tyre. Me një fjalë, atë ditë njeriu vetë do të pranojë fajet e tij. Sistemi i drejtësisë së Zotit, i paraqitur nga Kurani i Shenjtë, është shumë i fuqishëm. Do të ketë edhe dëshmitarë, edhe rrëfime të gjynaheve nga vetë gjynahqarët.