- وَ مَاۤ اَنۡتَ بِہٰدِ الۡعُمۡیِ عَنۡ ضَلٰلَتِہِمۡ ؕ اِنۡ تُسۡمِعُ اِلَّا مَنۡ یُّؤۡمِنُ بِاٰیٰتِنَا فَہُمۡ مُّسۡلِمُوۡنَ ﴿٪۵۴﴾30 : 54 Dhe ti as nuk mund t’i udhëzosh të verbrit pas devijimit të tyre. Ti mund të bësh të dëgjojnë vetëm ata që besojnë në shenjat Tona dhe pikërisht ata janë të nënshtruar.Shpjegime
Pavarësisht nga ligjet që u përmendën më sipër, ky ajet thotë se vetë njeriu është përgjegjës për fatin e tij. Asnjë profet apo shpallje Hyjnore nuk mund ta çojë atë te Zoti, nëse ai vetë nuk ka vullnet për ta dëgjuar të vërtetën. Iniciativa fillimisht duhet të vijë nga vetë njeriu, rezultati më pas vjen nga Zoti. Zoti nuk ka lënë imponim në çështjen e besimit.