- فَاٰتِ ذَاالۡقُرۡبٰی حَقَّہٗ وَ الۡمِسۡکِیۡنَ وَ ابۡنَالسَّبِیۡلِ ؕ ذٰلِکَ خَیۡرٌ لِّلَّذِیۡنَ یُرِیۡدُوۡنَ وَجۡہَ اللّٰہِ ۫ وَ اُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡمُفۡلِحُوۡنَ ﴿۳۹﴾30 : 39 Andaj, jepi të drejtën të afërmit, nevojtarit dhe udhëtarit. Kjo është më e mirë për ata që shpresojnë pëlqimin e Allahut. Pikërisht këta janë të suksesshmit.Shpjegime
Fjalët “jepi të drejtën” nënkuptojnë një parim thelbësor, që ndihma monetare që njerëzit e pasur u japin vëllezërve të tyre më të varfër në formën e zekatit, të bamirësisë ose të dhuratës, është e drejta e atyre që janë në nevojë, sepse edhe ata japin një kontribut të konsiderueshëm në prodhimin e pasurisë të të pasurve me punën e tyre (51: 20). Kudo që Kurani i urdhëron besimtarët t’u japin ndihmë monetare etj., nevojtarëve dhe të varfërve, në arabisht ka përdorur foljen āti dhe jo i’ti. E para ka kuptimin e dhurimit, kurse e dyta më shumë atë të dhënies si ndihmë. Kështu, Kurani i mëson njeriut të respektojë edhe dinjitetin e të varfrit, gjithashtu të frenojë veten nga mburrja dhe të synojë vetëm pëlqimin e Allahut.