- فَنَادَتۡہُ الۡمَلٰٓئِکَۃُ وَ ہُوَ قَآئِمٌ یُّصَلِّیۡ فِی الۡمِحۡرَابِ ۙ اَنَّ اللّٰہَ یُبَشِّرُکَ بِیَحۡیٰی مُصَدِّقًۢا بِکَلِمَۃٍ مِّنَ اللّٰہِ وَ سَیِّدًا وَّ حَصُوۡرًا وَّ نَبِیًّا مِّنَ الصّٰلِحِیۡنَ ﴿۴۰﴾3 : 40 E ndërsa po adhuronte në këmbë, në dhomën e adhurimit, engjëjt e thirrën: “Allahu të jep sihariqin e Jahjait, që do të jetë vërtetues i një fjale të Allahut dhe do të jetë prijës, i dëlirë dhe Profet prej të mirëve.”Shpjegime
Në Bibël thuhet se Jahja (Gjoni) a.s. erdhi si përmbushje e profecisë së Profetit Malakia, ku nëpërmjet tij Zoti tha: “Ja, unë do t’ju dërgoj Elian, profetin, para se të vijë dita e madhe dhe e llahtarshme e Zotit.” (Bibla, Malakia 4:5). Kur hebrenjtë e pyetën Isain (Jezusin) a.s. se përse Elia nuk kishte ardhur ende, ai iu përgjigj: “Sepse të gjithë profetët dhe ligji kanë profetizuar deri te Gjoni. Dhe, në daç ta pranoni, ai është Elia, që duhej të vijë. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!” (Bibla, Mateu 11:13-15).