- وَ اِذَا وَقَعَ الۡقَوۡلُ عَلَیۡہِمۡ اَخۡرَجۡنَا لَہُمۡ دَآبَّۃً مِّنَ الۡاَرۡضِ تُکَلِّمُہُمۡ ۙ اَنَّ النَّاسَ کَانُوۡا بِاٰیٰتِنَا لَا یُوۡقِنُوۡنَ ﴿٪۸۳﴾27 : 83 Dhe kur do të plotësohet fjala kundër tyre, Ne do të nxjerrim për ta një gjallesë nga toka, që do t’i pickojë ata (për arsye) se njerëzit nuk besojnë në shenjat Tona.Shpjegime
1) Parafjala alejhim në kontekstin siç e ka ky ajet përkthehet “kundër tyre” dhe si e tillë, në këtë ajet, Allahu i Madhërishëm paralajmëron ndëshkimin.
2) Fjala dābbeh (gjallesë nga toka) nënkupton pleshtin që do të bëhej mjet i përhapjes së murtajës në kohët e vona. Profeti Muhammed s.a.v.s. gjithashtu e ka parashikuar daljen e kësaj gjallese në kohët e vona (Tefsir Ibn Kethir) dhe në një hadith tjetër e përmendi si insekt. (Muslimi, Fiten, nr. 7373).