- وَ مَا جَعَلۡنَا لِبَشَرٍ مِّنۡ قَبۡلِکَ الۡخُلۡدَ ؕ اَفَا۠ئِنۡ مِّتَّ فَہُمُ الۡخٰلِدُوۡنَ ﴿۳۵﴾21 : 35 Dhe asnjë njeriu nuk i kemi dhënë përjetësinë përpara teje. Nëse ti vdes, si mundet që ata të jetojnë përgjithmonë?!Shpjegime
Në këtë ajet Zoti i thotë Profetit Muhammed s.a.v.s. – Ne nuk i kemi dhënë përjetësinë asnjë njeriu përpara teje, andaj, për sa kohë që edhe ti do të vdesësh, si mund të jenë të gjallë të tjerët?! Thelbi i ajetit është që të gjithë njerëzit, pa përjashtim, i nënshtrohen një ligji të vetëm të Allahut, saqë askush nuk i ka shpëtuar dot vdekjes as në të kaluarën dhe nuk do t’i shpëtojë dikush as në të ardhmen. Fjala khuld që është përdorur këtu, sipas fjalorit, do të thotë gjendje e pandryshuar, sepse ndryshimi lajmëron edhe rënien e më pas edhe vdekjen. Pra, ky ajet e mohon idenë se ndokush prej krijesave të Zotit të mos pësojë ndryshime që shkaktohen nga koha etj., ndryshime të cilat, patjetër e çojnë drejt pleqërisë e më pas drejt vdekjes. Isai biri i Merjemes nuk mund të përjashtohet nga ky ligj i Zotit, për sa kohë që edhe Profeti Muhammed s.a.v.s. iu nënshtrua këtij ligji. Nëse ka ndërruar jetë Profeti Muhammed s.a.v.s., duhet të ketë ndërruar jetë edhe Hazret Isai a.s.. Lexoni edhe 21:9.