2 : 63 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِنَّ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ الَّذِیۡنَ ہَادُوۡا وَ النَّصٰرٰی وَ الصّٰبِئِیۡنَ مَنۡ اٰمَنَ بِاللّٰہِ وَ الۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ وَ عَمِلَ صَالِحًا فَلَہُمۡ اَجۡرُہُمۡ عِنۡدَ رَبِّہِمۡ ۪ۚ وَ لَا خَوۡفٌ عَلَیۡہِمۡ وَ لَا ہُمۡ یَحۡزَنُوۡنَ ﴿۶۳﴾
    2 : 63 Sigurisht, ata që besuan, ata që janë hebrenj, të krishterët, sabi’inët, cilido prej tyre që besoi Allahun dhe Ditën e Fundit dhe bëri të mira, e ka shpërblimin te Zoti i tij. Të tillët nuk do të kenë as frikë e as nuk do të pikëllohen.
    Shpjegime

    Për arabët, sabi ishte ai që linte fenë e tij (idhujtarinë) për t’u konvertuar në një fe të re. Megjithatë, sabi quheshin edhe ata që ndiqnin një fe të caktuar dhe që gjendeshin në disa zona të Arabisë dhe jashtë saj. Disa njerëz keqkuptojnë këtë ajet duke menduar se vetëm besimi në Zot dhe në Ditën e Gjykimit është i mjaftueshëm për shpëtimin. Kurani thekson në shumë ajete të tjera se besimi në të Dërguarin e Allahut është pjesë esenciale e fesë (4:151-152; 6:93) dhe përbën pjesë integrale të besimit në Zot; po kështu, edhe besimi në Ditën e Gjykimit përfshin besimin në Shpalljen Hyjnore të kohës (4:151-153; 6:93). Në fakt, ky ajet synon të hedhë poshtë besimin e gabuar të hebrenjve që thoshin se “vetëm ata janë populli i zgjedhur i Zotit”, dhe si të tillë, janë të vetmit që do ta gëzojnë shpëtimin. Ajeti thekson se kushdo nga ithtarët e feve të ndryshme beson në Allah dhe në Ditën e Gjykimit në atë mënyrë siç i ka përshkruar Kurani Allahun dhe Ditën e Gjykimit, do të vlerësohet nga Allahu. Sigurisht, ky ajet dhe ajete të tjera si ky, janë shembuj të pashoq të drejtësisë që bën Kurani i Shenjtë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp