- مَثَلُہُمۡ کَمَثَلِ الَّذِی اسۡتَوۡقَدَ نَارًا ۚ فَلَمَّاۤ اَضَآءَتۡ مَا حَوۡلَہٗ ذَہَبَ اللّٰہُ بِنُوۡرِہِمۡ وَ تَرَکَہُمۡ فِیۡ ظُلُمٰتٍ لَّا یُبۡصِرُوۡنَ ﴿۱۸﴾2 : 18 Shembulli i tyre është si ata që ndezën zjarr, dhe kur ai ua ndriçoi atë që ishte përreth, Allahu ua mori dritën dhe i la në errësira që ata të mos shohin asgjë;Shpjegime
Në arabisht fjala nar (zjarr) përdoret edhe për luftën. Andaj, një ndër kuptimet e ajetit është që hipokritët ndezën luftë që muslimanët të ndesheshin me mohuesit, por kur lufta u përhap, e pësuan hipokritët. Muslimanët fituan, kurse hipokritët Allahu i Madhërishëm i la pa rrugëdalje. Rrjedhimisht, u çorientuan dhe si të verbuar zunë të kalonin sa andej e këtej.