- فَضَرَبۡنَا عَلٰۤی اٰذَانِہِمۡ فِی الۡکَہۡفِ سِنِیۡنَ عَدَدًا ﴿ۙ۱۲﴾18 : 12 Ne ua mbyllëm veshët në shpellë (që të mos kenë kontakt me botën jashtë) për disa vjet.Shpjegime
“Sinin” (vjet) është shumësi i vogël (xhem’ kil-let) i fjalës senetun (vit), dhe që mund të jetë nga 3 deri në 9 vjet. Pavarësisht se të krishterët që adhuronin Një Zot të Vetëm, për të shpëtuar besimin e tyre, jetuan nëpër shpella për më shumë se treqind vjet, por praktikisht në mënyrë të njëhershme, ata nuk jetuan më gjatë se nëntë vjet. Pra, gjatë treqind viteve, sa herë që zbutej kundërshtimi, ata dilnin nga shpella.