- اَمۡ حَسِبۡتَ اَنَّ اَصۡحٰبَ الۡکَہۡفِ وَ الرَّقِیۡمِ ۙ کَانُوۡا مِنۡ اٰیٰتِنَا عَجَبًا ﴿۱۰﴾18 : 10 A mendon që banorët e shpellës dhe të shkrimeve ishin një ndër shenjat Tona të çuditshme?Shpjegime
As-haburr-rrekim do të thotë njerëzit e shkrimeve. Banorët e shpellës lanë shkrime shumë të rëndësishme në shpellat e tyre, shkrime të cilat janë studiuar në këtë kohë, sidomos nga studiues evropianë. Edhe ky ajet përbën një mrekulli. Profeti Muhammed s.a.v.s. mund të kishte ditur për njerëzit e shpellës, por ai kurrsesi nuk mund të dinte se pikërisht këta do të ishin edhe njerëzit e shkrimeve, pa ia treguar Vetë Zoti, Njohësi i së padukshmes.