- وَ اللّٰہُ جَعَلَ لَکُمۡ مِّنۡۢ بُیُوۡتِکُمۡ سَکَنًا وَّ جَعَلَ لَکُمۡ مِّنۡ جُلُوۡدِ الۡاَنۡعَامِ بُیُوۡتًا تَسۡتَخِفُّوۡنَہَا یَوۡمَ ظَعۡنِکُمۡ وَ یَوۡمَ اِقَامَتِکُمۡ ۙ وَ مِنۡ اَصۡوَافِہَا وَ اَوۡبَارِہَا وَ اَشۡعَارِہَاۤ اَثَاثًا وَّ مَتَاعًا اِلٰی حِیۡنٍ ﴿۸۱﴾16 : 81 Allahu vuri qetësi për ju në shtëpitë tuaja, dhe bëri shtëpi për ju edhe prej lëkurash të shtazëve, të cilat i gjeni të lehta ditën e nisjes suaj dhe ditën e qëndrimit tuaj. Dhe prej leshit të tyre, prej gëzofit të tyre dhe prej qimeve të tyre bëri shumë pajime e mjete për të përfituar deri në një kohë të caktuar.