- وَ یَقُوۡلُ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا لَسۡتَ مُرۡسَلًا ؕ قُلۡ کَفٰی بِاللّٰہِ شَہِیۡدًۢا بَیۡنِیۡ وَ بَیۡنَکُمۡ ۙ وَ مَنۡ عِنۡدَہٗ عِلۡمُ الۡکِتٰبِ ﴿٪۴۴﴾13 : 44 Dhe ata që mohuan thonë: “Ti nuk je i dërguar”. Thuaj: Allahu mjafton si Dëshmitar mes meje dhe mes jush, si dhe ai që ka dijen e Librit.Shpjegime
Profeti Muhammed s.a.v.s. kur deklaroi të ishte Profet i Zotit, ai nuk ishte pa shenja. Kur mohuesit i kërkuan shenja që të vërtetonte se ai ishte prej Allahut, Profeti iu përgjigj – unë kam dy dëshmi: Allahun, pra pranimin e lutjeve dhe shumë shenja të tjera të freskëta prej Tij që qëndrojnë në mbështetjen time; dhe së dyti, ata që kanë dije rreth Librit të Allahut mund të tregojnë vërtetësinë time. Ky ajet gjithashtu tregon se për Profetin nuk mjafton vetëm të deklarojë se Zoti i ka dërguar shpallje, por ai duhet ta ketë me vete edhe dëshminë e Zotit me vepra konkrete.