- مَثَلُ الۡجَنَّۃِ الَّتِیۡ وُعِدَ الۡمُتَّقُوۡنَ ؕ تَجۡرِیۡ مِنۡ تَحۡتِہَا الۡاَنۡہٰرُ ؕ اُکُلُہَا دَآئِمٌ وَّ ظِلُّہَا ؕ تِلۡکَ عُقۡبَی الَّذِیۡنَ اتَّقَوۡا ٭ۖ وَّ عُقۡبَی الۡکٰفِرِیۡنَ النَّارُ ﴿۳۶﴾13 : 36 Shembulli i xhenetit që iu premtua të druajturve (ndaj Zotit) është (si ai që) nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Fryti i tij është i përhershëm, gjithashtu dhe hija e tij. Ky është fundi i atyre që e kanë drojë (Allahun), kurse fundi i mohuesve është zjarri.Shpjegime
Fjalët “Fryti i tij është i përhershëm”, nënkuptojnë se frutat e xhenetit nuk do të kalben dhe as nuk do të vyshken. Fryti dhe hija respektivisht nënkuptojnë edhe bekimet e brendshme dhe të jashtme, dhe nënkuptojnë se besimtarët do të gëzojnë të gjitha llojet e bekimeve në xhenet, si të jashtme ashtu edhe të brendshme. Për kopshtet dhe lumenjtë e xhenetit, lexoni 2:26.