- بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾1 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.Shpjegime
Allah është emri i Zotit, i Qenies Supreme. Ai është i Vetmi që zotëron të gjitha cilësitë e përsosura, dhe është i pastër dhe i lirë nga të gjitha dobësitë e imagjinueshme. Në gjuhën arabe, fjala Allah nuk përdoret kurrë për ndonjë gjë a qenie tjetër. Emrat e Zotit që gjenden në gjuhë të tjera shënojnë ndonjë ose disa tipare të Zotit, dhe shpesh ata përdoren edhe në shumës, kurse emri Allah nuk përdoret kurrë në numrin shumës. Allah është fjalë e parme, e thjeshtë, jo e prejardhur dhe nuk përdoret kurrë si fjalë cilësuese.