114 : 7 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • مِنَ الۡجِنَّۃِ وَ النَّاسِ ٪﴿۷﴾
    114 : 7 qoftë (cytësi) prej xhindëve, ose prej njerëzve.
    Shpjegime

    Ajetet 1-7: Kjo sure na mëson t’i kërkojmë mbrojtjen Atij Zoti, që është Krijuesi dhe Kujdestari i njerëzve (arab. rab), që është Sunduesi i njerëzve dhe që është i Adhurueshmi i njerëzve. Pra, t’i kërkojmë mbrojtjen Këtij Zoti, nga cytjet e djallit, i cili, qoftë vetë, qoftë duke qenë brenda njeriut, cyt në zemrat e njerëzve dhe që i largon ata nga besimi. Kështu, kjo sure tregon se do të vinte një kohë kur njerëzit nuk do të shikonin dot kollaj as dhembshurinë e sinqertë, as drejtësinë e vërtetë e as besimin e vërtetë, sepse njerëzit në masë do të besonin te krijuesit dhe kujdestarët e rremë, te sundimtarët e rremë dhe tek të adhurueshmit e rremë. Kjo do të ishte pikërisht koha e Dexhallit. Surja En-Nas na tregon se, këto tri vlera, pra rabi, sundimi dhe e drejta për t’u adhuruar, në të vërtetë janë të Zotit dhe Atij duhet t’i kërkojmë mbrojtjen, që të ruhemi nga sulmet e djallit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp