113 : 6 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ مِنۡ شَرِّ حَاسِدٍ اِذَا حَسَدَ ٪﴿۶﴾
    113 : 6 dhe nga e keqja e ziliqarit kur shfaq zili.
    Shpjegime

    Ajetet 1-6: Vërejmë se kjo sure trajton faktorët e jashtëm që ndikojnë në jetën e njeriut, kurse surja pasardhëse trajton anën shpirtërore të saj. Njeriu përballet me rreziqe dhe vështirësi të ndryshme në jetë. Kur ai është i angazhuar në një projekt të rëndësishëm, veçanërisht në përhapjen e dritës së të Vërtetës, forcat e errësirës e rrethojnë nga të gjitha anët. Kur ai tregon qëndresë dhe vazhdon më tej, njerëzit e ligj i krijojnë lloj-lloj pengesash e vështirësish. Kur përfundimisht ai e arrin suksesin, ziliqarët tentojnë ta privojnë atë nga fryti i punës së tij. Andaj, Kurani e porosit besimtarin që vetëm Allahu është Zoti i agimit, andaj Atij t’i kërkojë ndihmë që Ai t’i mundësojë dritë kur ka errësirë përreth; që Ai ta mbrojë atë nga planet e liga të keqbërësve dhe gjithashtu nga kurthet e ziliqarëve. Kështu, kjo lutje e shkurtër i përshkruan me mjeshtëri dhe me elokuencë mbresëlënëse të tria fazat e një pune të rëndësishme. Për fat të keq, shumë muslimanë këto sure të rëndësishme i lexojnë thjesht për të larguar magjinë a xhindët, siç i përfytyrojnë ata vetë, duke pohuar se gjoja edhe Profetit s.a.v.s. i kanë bërë magji, ma’adhallah, dhe Allahu ia ka mësuar këto dy suret e fundit për ta larguar atë. Në të vërtetë, këto tri sure janë një përmbledhje e Kuranit dhe përbëhen nga tema shumë të thella. Profeti s.a.v.s. i donte aq shumë, saqë çdo natë kur shtrihej, i bashkonte duart, i shqiptonte tri suret e fundit, më pas e fërkonte trupin e tij me duar. Dhe këtë e bënte tri herë (Buhari, nr. 5017). Për sa i përket “ngjarjes” ku pretendohet që Profetit s.a.v.s. t’i kenë bërë magji, është tërësisht e pabesueshme dhe e pavërtetë. Magjia vjen prej djallit dhe Profetët e Zotit gjenden në një pozitë aq të lartë, që ata nuk i prek dot magjia. Madje, ajo ia mbath sapo t’i shohë ata, siç thotë Zoti: “… magjistari nuk ka sukses, ngado që të vijë.” (20:70). Vetëm të mendosh se Profeti s.a.v.s. qenka prekur nga magjia, të ikën besimi. Zoti thotë: “… keqbërësit thonë: “Ju ndiqni vetëm një njeri të magjepsur!”” (17:48). Pra, ata që pohojnë se Profeti u prek nga magjia, sipas Kuranit, janë keqbërës. A nuk mendojnë ata muslimanë që i besojnë rrëfime të tilla, se nëse Profeti do të kishte rënë në atë gjendje, ku do të përfundonte umeti?! Ai do të fundosej krejt! Ne besojmë se çdo hadith që bie ndesh me Kuranin, edhe sikur ai të gjendet në Buhari, është i papranueshëm. Lexoni edhe 6:165; 45:7.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp