95 : 6 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • ثُمَّ رَدَدۡنٰہُ اَسۡفَلَ سٰفِلِیۡنَ ۙ﴿۶﴾
    95 : 6 Më pas, e kthyem në gjendjen më të ulët.
    Shpjegime

    Ajetet 5 – 6: Këto ajete flasin për zhvillimin e vazhdueshëm të njeriut sesi Allahu e sjell atë nga gjendja më e ulët, tek gjendjet më të larta shpirtërore. Kuptimi leksikor i fjalës takvim është të rregullosh diçka duke e përmirësuar atë. Më pas Zoti tha: Ne e kthyem në gjendjen më të ulët, pra aty ku ai e kishte filluar zhvillimin. Dhe këta që kthehen në gjendjen më të ulët janë keqbërësit dhe mosmirënjohësit ndaj Zotit. Të tillët edhe pse quhen njerëz, bëhen krijesat më të këqija. Por besimtarët e vërtetë që bëjnë edhe vepra të mira, kanë lajmin e mirë të zhvillimit të pandalshëm sipas aftësive të tyre. Se si njeriu duke qenë krijesa më e mirë mund të kthehet në krijesën më të keqe, na e shpjegon vetë Profeti Muhammed s.a.v.s.. Ai bën profecinë  që në epokën e të mëvonshmëve vetë dijetarët e të ashtuquajturve muslimanë do të jenë krijesat më sherrxhinj nën kupën e qiellit. (Mishkatul-Mesabih, Kitabul-’ilm, nr. i hadithit 276). Lexoni edhe parathënien e sures.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp