89 : 6 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • ہَلۡ فِیۡ ذٰلِکَ قَسَمٌ لِّذِیۡ حِجۡرٍ ؕ﴿۶﴾
    89 : 6 Në këto, a ka betim për një që ka mend?!
    Shpjegime

    Ajetet 2 – 6: Kurani i Shenjtë në këto ajete bën një deklaratë të fortë për të mençurit. Pasi Profeti Muhammed s.a.v.s. deklaroi profetërinë, periudha mekase vijoi për 13 vjet. Sidomos 10 vitet e fundit të kësaj periudhe ishin një terrnajë për shkak të persekutimeve të ashpra të mohuesve mekas. Kjo ishte një kohë kur mohuesit mekas u ushtronin dhunë sfilitëse muslimanëve, derisa ata panë dritën e mërgimit.

    Po këto ajete, disa komentues i shpjegojnë edhe në një rrafsh tjetër. Dyshja dhe njëshi janë tre shekujt e parë të Islamit, ku ishin sahabët, tabeinët dhe pasuesit e tabeinëve. Pas kësaj, muslimanët do të kalonin një epokë tejet të errët, të cilën Profeti s.a.v.s. e quajti “epokë shtrembërish” e që do të zgjatej për dhjetë shekuj. Më pas, po sipas profecisë së Profetit s.a.v.s., do të vinte Imam Mehdiu si një Profet nën shërbim të Kuranit dhe të Profetit Muhammed s.a.v.s.. Pra, pas trembëdhjetë shekujve, në shekullin e katërmbëdhjetë erdhi Mesihu i Premtuar a.s.. Lexoni edhe 32:6.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp