87 : 8 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِلَّا مَا شَآءَ اللّٰہُ ؕ اِنَّہٗ یَعۡلَمُ الۡجَہۡرَ وَ مَا یَخۡفٰی ؕ﴿۸﴾
    87 : 8 Përveç asaj që do Allahu. Sigurisht, Ai e di të hapurën dhe të fshehtën.
    Shpjegime

    Ajetet 7 – 8: Harresa që është përmendur këtu nuk ka të bëjë me idenë se Profeti s.a.v.s. gjoja e harronte tërësisht Kuranin, por i referohet harresës njerëzore që mund t’i ndodhte atij dhe kujtdo tjetër, duke e recituar Kuranin gjatë namazit. Dhe për këtë, Islami porosit që nëse imami që drejton namazin harron ndonjë fjalë të Kuranit, ndonjë nga besimtarët që qëndrojnë mbrapa, t’ia kujtojë atij.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp