85 : 5 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • قُتِلَ اَصۡحٰبُ الۡاُخۡدُوۡدِ ۙ﴿۵﴾
    85 : 5 U shkatërrofshin njerëzit e hendekut!
    Shpjegime

    Disa komentues të Kuranit pohojnë se këto ajete flasin për persekutimin me djegie deri në vdekje të disa të krishterëve nga mbreti hebre Dhu Nuvas i Jemenit. Disa të tjerë mendojnë se flitet për hedhjen në furrë të disa prijësve izraelitë nga mbreti Nabukadnetsar i Babilonisë (Bibla, Danieli 3:19-22). Realisht, këto ajete mund të aplikohen për të gjithë armiqtë e së vërtetës, të cilët në kohën e çdo Profeti të Zotit, i kundërshtojnë dhe i persekutojnë besimtarët. Së dyti, nuk duket që këto ajete t’u referohen ngjarjeve që paraqesin komentuesit në përgjithësi, pasi ato nuk kanë autenticitet të fortë. Po kështu, askund në Kuran, Zoti nuk është betuar për incidentet e kaluara. Së treti, në ajetin nr. 3, Zoti betohet për “Ditën e Premtuar”. Andaj, një kuptim tjetër i këtyre ajeteve është që muslimanët duhet të kenë parasysh se si çdo herë, edhe ndjekësit e Mesihut të Premtuar do të përballen me persekutimet e ashpra që do t’ua bëjnë kundërshtarët e tyre. Përveç asaj që ndodhi në të kaluarën, këto ajete janë edhe profeci që një ngjarje e tillë do të ndodhte edhe në të ardhmen, në kohën e Mesihut të Premtuar. Sot fjalë për fjalë kjo është ajo që u ndodh muslimanëve ahmedianë në disa shtete, ku persekutuesit tentojnë t’i djegin për së gjalli ahmedianët. Fjalët “rrinë ulur” tregojnë që edhe të tjerët do t’i bëjnë vetëm sehir kësaj makabreje dhe nuk do të marrin asnjë masë për ta ndalur dhunën. Kjo profeci e madhe shumë herë është përmbushur ndaj muslimanëve ahmedianë, kur ata janë bërë pre e persekutuesve nën mbikëqyrjen e efektivave të policisë së atyre shteteve. Shumë herë persekutuesit e arritën qëllimin e tyre për të djegur ahmedianët, dhe shumë herë edhe dështuan.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp