84 : 20 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • لَتَرۡکَبُنَّ طَبَقًا عَنۡ طَبَقٍ ﴿ؕ۲۰﴾
    84 : 20 Ju patjetër do të përparoni shkallë-shkallë.
    Shpjegime

    Ajetet 17 – 20: Në këto ajete betimi shoqërohet me fjalët “fela”, që nuk është “la” mohuese [ka shumë ajete të tjera në Kuranin e Shenjtë që paraqesin betimin po në këtë formë, për shembull, 69:39, 70:41 etj.]. Një kuptim i këtij lloji betimi është edhe mohimi i idesë së njerëzve të kohës kur është bërë betimi. Kështu që, në këtë ajet, Allahu i Madhërishëm e sjell si dëshmitar muzgun e mbrëmjes, më pas edhe procesin e errësimit të natës, dhe thotë se edhe në atë kohë, Ai nuk i lë njerëzit tërësisht në errësirë, por dërgon hënën që ajo të reflektojë dritën e diellit. Gjithashtu, këto ajete tregojnë që edhe hëna nuk shfaqet përnjëherë me dritën e saj të plotë, por kalon procesin e saj për t’u bërë hëna e plotë e natës së katërmbëdhjetë. Kjo tregon se pas dritës Profetike të Islamit, gjatë natës së rënies së muslimanëve, zinxhiri i muxheddidëve do të zgjatej deri në trembëdhjetë shekuj, dhe se pas këtij zhvillimi shkallë-shkallë, vetëm në shekullin e katërmbëdhjetë do të shfaqej muxheddidi që do të simbolizonte hënën e plotë, pra Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp