81 : 5 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِذَا الۡعِشَارُ عُطِّلَتۡ ۪ۙ﴿۵﴾
    81 : 5 Dhe kur devetë me barrë dhjetëmuajshe të braktisen.
    Shpjegime

    Edhe Profeti Muhammed s.a.v.s. duke parashikuar kohën e ardhjes së Mesihut të Premtuar, tha: “devetë do të braktisen dhe njerëzit nuk do të udhëtojnë më me to” (Muslimi, kitab “El-Iman”, bab “Nuzule Isa ibn Merjem …”, hadithi 391). Pra, askush nuk do të udhëtojë me deve, që do të thotë se do të shpikej një mjet tjetër transporti, si treni, vetura etj. Pse është përmendur deveja? Sepse pikërisht ajo ishte mjeti kryesor i arabëve për transport, me të cilin ata udhëtonin duke marrë edhe plaçkat e shtëpive të tyre të vogla. Dihet, nëse përmendet një kafshë e madhe bartëse si deveja, kafshët e tjera bartëse nënkuptohen vetë. Shkurt, profecia ishte se do të shpikeshin mjete të tilla të transportit, të cilat do t’i zëvendësojnë kafshët bartëse.  A mund të ketë shenjë më të qartë se kjo! Kështu, edhe surja e Kuranit dhe hadithi i Profetit s.a.v.s. paralajmërojnë për të njëjtën kohë, kur do të shpikeshin mjetet e tjera të transportit, të cilat do ta zëvendësonin edhe devenë, dhe pikërisht ajo do të ishte koha e Imam Mehdiut dhe e Mesihut të Premtuar.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp