79 : 28 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • ءَاَنۡتُمۡ اَشَدُّ خَلۡقًا اَمِ السَّمَآءُ ؕ بَنٰہَا ﴿ٝ۲۸﴾
    79 : 28 A jeni ju më të vështirë në krijim, apo qielli që (Zoti) ka ndërtuar?!
    Shpjegime

    Universi i ndërtuar nga Zoti i Madhërishëm është aq mbresëlënës dhe plot mrekulli, saqë krijimet e njeriut karshi tij janë krejtësisht të papërfillshme, qofshin ndërtimet e tij më të sofistikuara, si anijet kozmike, luftanijet, nëndetëset etj.. Po kështu, krijimi i vetë njeriut gjithashtu është kaq i habitshëm, që sa më shumë ta studiojmë atë, aq më shumë shpalosen përpara nesh shembuj të jashtëzakonshëm të mjeshtërisë së Allahut.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp