78 : 39 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یَوۡمَ یَقُوۡمُ الرُّوۡحُ وَ الۡمَلٰٓئِکَۃُ صَفًّا ؕ٭ۙ لَّا یَتَکَلَّمُوۡنَ اِلَّا مَنۡ اَذِنَ لَہُ الرَّحۡمٰنُ وَ قَالَ صَوَابًا ﴿۳۹﴾
    78 : 39 Ditën kur do të qëndrojnë të rreshtuar Shpirti i Shenjtë dhe engjëjt; nuk do të flasin, përveç atij, të cilin do ta lejojë i Gjithëmëshirshmi, dhe ai do të flasë vetëm drejt.
    Shpjegime

    Ditën e Gjykimit askush nuk do të ketë të drejtën e ndërmjetësimit, përveç atij të cilin do ta lejojë Allahu i Madhërishëm. Fuqia e Allahut do të jetë aq e madhe saqë, do të ketë heshtje të plotë. Dhe kushdo që do të lejohet të flasë, do të flasë vetëm të vërtetën. Askush nuk do të ketë mundësi të gënjejë përpara Tij.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp