76 : 5 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِنَّاۤ اَعۡتَدۡنَا لِلۡکٰفِرِیۡنَ سَلٰسِلَا۠ وَ اَغۡلٰلًا وَّ سَعِیۡرًا ﴿۵﴾
    76 : 5 Për mosmirënjohësit Ne kemi përgatitur një sërë zinxhirësh e prangash dhe zjarr flakërues.
    Shpjegime

    Mohuesve, pra atyre që nuk duan ta pranojnë të vërtetën, Ne u kemi përgatitur zin-xhirëpranga që u hidhen nëpër qafë, dhe një zjarr flakërues. Kuptimi i këtij ajeti është që ata që nuk e kërkojnë Zotin me zemër të sinqertë, vuajnë nga një reaksion i rëndë. Ata përfshihen thellë në botën materiale, sikur të jenë të lidhur pas saj me zinxhirë nëpër këmbë dhe përkulen kaq poshtë në punët tokësore, sikur të kenë pranga nëpër qafë që nuk i lejojnë të ngrenë kokën drejt qiellit. Po kështu, në zemër ata kanë një zjarr lakmie dhe dëshirash, që i nxit të arrijnë këtë sasi parash, të fitojnë këtë pasuri, të pushtojnë këtë shtet, të mundin këtë armik, të kenë kaq shumë para dhe kaq shumë pasuri etj.. Zoti kur i sheh të padenjë dhe tërësisht të zënë në punët e këqija, ua ngjit këto tri gjëma. Këto ajete gjithashtu tregojnë se kur njeriu bën një vepër të caktuar, në përputhje me këtë, edhe Zoti bën një vepër. Për shembull, kur njeriu vepron duke mbyllur të gjitha dritaret e dhomës, karshi kësaj vepre të tij, bëhet vepra e Zotit që ia errëson dhomën. Sepse gjërat, të cilat në ligjin e natyrës, janë bërë si rezultate të pandryshueshme të veprimeve tona të caktuara, në fakt janë veprat e Zotit, sepse pikërisht Ai është Shkaku i të gjitha shkaqeve. I njëjtë është ligji edhe për botën e besimit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp