75 : 3 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ لَاۤ اُقۡسِمُ بِالنَّفۡسِ اللَّوَّامَۃِ ؕ﴿۳﴾
    75 : 3 Dhe betohem për shpirtin që qorton fort!
    Shpjegime

    Burimin e dytë, nga i cili burojnë gjendjet morale, Kurani e quan shpirt qortues (nefsun levvameh), siç e thotë në këtë ajet. Ky shpirt është burimi i dytë i gjendjeve të njeriut që i vë në lëvizje gjendjet morale dhe njeriun e dallon nga shtazët. Në këtë ajet, betimi në emër të këtij shpirti është bërë për ta nderuar atë, sepse ai ka kaluar nga shpirti emmareh (që urdhëron fort për të keqen) duke e përvetësuar atë levvameh (që qorton për mëkatin që ka bërë), gjë që i dha nder përpara Zotit. Ky shpirt u quajt levvameh, sepse ai e qorton njeriun për veprat e këqija dhe nuk pajtohet me të nëse ai kalon një jetë të shfrenuar si kafshët. Madje, ai dëshiron që njeriu të realizojë sjellje e morale të mira e të mos humbë ekuilibrin në të gjitha parimet e jetës dhe që emocionet e dëshirat instinktive t’i realizojë duke u këshilluar me mendjen. Ky shpirt, ngaqë e qorton njeriun për të keqen, quhet levvameh, që do të thotë qortues i rreptë. Por, shpirti levvameh, edhe pse nuk i pëlqen impulset instinktive, madje e qorton njeriun për to, prapë nuk mund të jetë i aftë në mënyrë të plotë për të bërë veprat e mira, sepse ndonjëherë u nënshtrohet impulseve instinktive, dhe si rrjedhojë gremiset e rrëzohet si një fëmijë, i cili edhe pse nuk dëshiron, rrëzohet për shkak të pafuqisë, madje edhe pendohet për dobësinë e tij. Pra, kjo është ajo gjendje morale, kur shpirti fillon të mbledhë në veten e tij virtytet e larta dhe dëshiron ta mposhtë mosbindjen, megjithëse nuk e mbizotëron atë krejtësisht. (Për nefsun emmareh, lexoni 12:54).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp