- وَ مَا جَعَلۡنَاۤ اَصۡحٰبَ النَّارِ اِلَّا مَلٰٓئِکَۃً ۪ وَّ مَا جَعَلۡنَا عِدَّتَہُمۡ اِلَّا فِتۡنَۃً لِّلَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا ۙ لِیَسۡتَیۡقِنَ الَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡکِتٰبَ وَ یَزۡدَادَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اِیۡمَانًا وَّ لَا یَرۡتَابَ الَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡکِتٰبَ وَ الۡمُؤۡمِنُوۡنَ ۙ وَ لِیَقُوۡلَ الَّذِیۡنَ فِیۡ قُلُوۡبِہِمۡ مَّرَضٌ وَّ الۡکٰفِرُوۡنَ مَاذَاۤ اَرَادَ اللّٰہُ بِہٰذَا مَثَلًا ؕ کَذٰلِکَ یُضِلُّ اللّٰہُ مَنۡ یَّشَآءُ وَ یَہۡدِیۡ مَنۡ یَّشَآءُ ؕ وَ مَا یَعۡلَمُ جُنُوۡدَ رَبِّکَ اِلَّا ہُوَ ؕ وَ مَا ہِیَ اِلَّا ذِکۡرٰی لِلۡبَشَرِ ﴿٪۳۲﴾74 : 32 Dhe Ne nuk i bëmë rojtarë të xhehenemit përveç engjëjve. Nuk e caktuam as numrin e tyre, përveçse si sprovë për ata që mohuan; që të binden ata të cilëve u është dhënë Libri; që t’u shtohet besimi atyre që besuan; që të mos mbeten në dyshim ata të cilëve u është dhënë Libri si dhe besimtarët; dhe që ata të cilët kanë “sëmundje” në zemër si dhe mohuesit, të thonë: “Çfarë deshi Allahu me këtë shembull?”. Kështu Allahu e cilëson të devijuar kë të dojë dhe udhëzon kë të dojë. Askush nuk i di ushtritë e Zotit tënd përveç Atij. Dhe kjo nuk është asgjë tjetër por vetëm këshillë për njeriun.