72 : 10 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَّ اَنَّا کُنَّا نَقۡعُدُ مِنۡہَا مَقَاعِدَ لِلسَّمۡعِ ؕ فَمَنۡ یَّسۡتَمِعِ الۡاٰنَ یَجِدۡ لَہٗ شِہَابًا رَّصَدًا ۙ﴿۱۰﴾
    72 : 10 Dhe ne rrinim ulur në disa nga vendet e tij për të dëgjuar. Por tani kushdo që tenton të dëgjojë, gjen në pritë një flakë zjarri.
    Shpjegime

    Dy gjëra kanë nevojë të sqarohen në ajetet 2-10. Xhindët që erdhën tek Profeti Muhammed s.a.v.s., nuk ishin xhindë të mbinatyrshëm që përfliten zakonisht, por ishin prijës të një populli njerëzish. Hadithet sqarojnë se ata gatuan ushqimin e tyre, ndezën zjarr dhe se sahabët më vonë panë edhe prush të shuar që ata kishin lënë pas. Mendohet se ata ishin delegatë të një fisi të Bijve të Izraelit që jetonin në Afganistan. Kur e dëgjuan lajmin e Profetit Muhammed s.a.v.s., ata erdhën vetë për ta vërtetuar. Pas diskutimeve të gjata, ata jo vetëm që e pranuan me zemër të sinqertë Profetin s.a.v.s., madje rrëzuan edhe besimin e gabuar që disa njerëz të tyre mendjelehtë e kishin se gjoja Allahu nuk do të dërgonte më ndonjë Profet në botë. Pas kësaj, ata u kthyen te populli i tyre, ua dhanë mesazhin dhe i bënë muslimanë edhe ata.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp