70 : 42 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • عَلٰۤی اَنۡ نُّبَدِّلَ خَیۡرًا مِّنۡہُمۡ ۙ وَ مَا نَحۡنُ بِمَسۡبُوۡقِیۡنَ ﴿۴۲﴾
    70 : 42 që t’i zëvendësojmë ata me (njerëz) më të mirë, dhe askush nuk mund të Na parakalojë dot.
    Shpjegime

    Ajetet 41 – 42: Paraqitet dëshmia e Zotit të lindjeve dhe të perëndimeve, gjë që përbën një profeci që në të ardhmen njerëzimi edhe në gjuhën e tij do të përdorte shumë termat lindje e perëndime, siç po ndodh sot, për shembull, Lindja e Mesme, Lindja e Afërt, Lindja e Largët. Së dyti, ky ajet pohon diçka të jashtëzakonshme, sepse thotë se Allahu i Madhërishëm nëse do, është i Plotfuqishëm të sjellë në këtë botë një krijim më të mirë sesa njerëzit ekzistues.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp