69 : 33 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • ثُمَّ فِیۡ سِلۡسِلَۃٍ ذَرۡعُہَا سَبۡعُوۡنَ ذِرَاعًا فَاسۡلُکُوۡہُ ﴿ؕ۳۳﴾
    69 : 33 Më pas, shtrëngojeni me zinxhir shtatëdhjetë kuta të gjatë!”
    Shpjegime

    Këto ajete tregojnë që ndëshkimi shpirtëror i kësaj bote, në botën tjetër do të shfaqet fizikisht. Pra, prangat në qafë ishin dëshirat tokësore të njeriut, që ia kishin rënduar kokën drejt tokës. Kjo në botën tjetër do të shfaqet në një formë fizike. Po ashtu, prangat e kësaj bote do t’i duken si zinxhirë nëpër këmbë, kurse zjarri i dëshirave të kësaj bote, do t’i shfaqet si një zjarr flakërues. Në jetën e kësaj bote, njeriu i keq ushqen një ferr dëshirash dhe epshesh brenda vetes dhe në momente humbjesh, e ndien afshin e këtij ferri. Kështu që, kur Zoti do ta largojë atë nga epshet e tij të vdekshme dhe ai do të pësojë dëshpërime të përhershëm, Zoti i Madhërishëm atij do t’ia shfaqë këto dëshpërime në formën e një zjarri fizik. Siç Ai thotë: Mes tyre dhe mes gjërave që ata dëshironin, do të vihet një ndarje (34:55). Ky pikërisht do të jetë burimi i ndëshkimit. Ajo që u tha më sipër: “lidheni me një zinxhir, gjatësia e të cilit të jetë shtatëdhjetë kuta”, gjithashtu tregon se një i lig nganjëherë arrin edhe moshën shtatëdhjetvjeçare, madje nganjëherë, duke lënë mënjanë vitet e fëmijërisë dhe pleqërinë e thellë, i jepet një jetë e shëndoshë dhe e plotë prej shtatëdhjetë vjetësh, e denjë për të treguar mençuri dhe për të bërë punë e përpjekje. Por ai si një fatlig i kalon të shtatëdhjetë vitet e mira të jetës së tij në prangat e kësaj bote, dhe nuk dëshiron të lirohet nga ato. Prandaj Zoti i Madhërishëm thotë në këtë ajet, që pikërisht ato shtatëdhjetë vite që ai kaloi në vargonjtë e kësaj bote, në botën e ringjalljes do t’i shfaqen si një zinxhir i gjatë shtatëdhjetë kuta. Një kut baras me një vit. Duhet të dimë që Zoti i Madhërishëm kurrë nuk i sjell vështirësi robit, përkundrazi, Ai ia vë përpara vetëm punët e këqija të tij. Lexoni edhe 76:5.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp