69 : 18 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَّ الۡمَلَکُ عَلٰۤی اَرۡجَآئِہَا ؕ وَ یَحۡمِلُ عَرۡشَ رَبِّکَ فَوۡقَہُمۡ یَوۡمَئِذٍ ثَمٰنِیَۃٌ ﴿ؕ۱۸﴾
    69 : 18 dhe engjëjt do të qëndrojnë rreth e përqark tij, dhe atë ditë tetë (cilësi) do të mbartin Arshin e Zotit tënd.
    Shpjegime

    Nuk duhet të keqkuptoni nga ky ajet duke menduar se ndonjë forcë fizike e engjëjve do ta mbartka Arshin e Allahut. Arshi nuk është diçka fizike, që të nevojitet ndonjë forcë fizike për ta mbartur atë. Në të vërtetë, Allahu i Madhërishëm mbart çdo gjë, pra çdo gjë po qëndron në këmbë me mbështetjen e Tij. Hazret Imam Mehdiu a.s. thotë se Arshi është pozita e shenjtë dhe ekskluzive (tenezzuh) e Allahut, një gjendje e Tij e paarritshme për krijesat. Katër cilësi të përmendura në suren El-Fatiha, Krijuesi (Rab), i Gjithëmëshirshmi (Rrahman), Mëshirëbërësi (Rrahim) dhe Sunduesi i Kohës së Gjykimit (Maliki Jeumiddin), ndryshe janë quajtur katër engjëj. “Këto katër cilësi janë ato që e mbajnë Arshin. Pra, në këtë botë ne e njohim Qenien e Tij të Fshehtë përmes këtyre katër cilësive të Tij. Kjo njohje në botën tjetër do të dyfishohet. Me një fjalë, atë ditë engjëjt arshmbartës do të jenë jo katër, por tetë.” (Hazret Mirza Ghulam Ahmed, “Çeshma-e-Marifet”, “Ruhani Khazain”, vëll. 23, f. 279). Për Arshin, lexoni 7:55.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp