68 : 5 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِنَّکَ لَعَلٰی خُلُقٍ عَظِیۡمٍ ﴿۵﴾
    68 : 5 Sigurisht, ti qëndron mbi morale madhore.
    Shpjegime

    Zoti i Madhërishëm e ndau jetën e Profetit tonë Hazret Muhammed s.a.v.s., në dy pjesë. Pjesa e parë është ajo e vështirësive, e vuajtjeve dhe e shqetësimeve dhe pjesa e dytë është ajo e fitores. Kjo, në mënyrë që, gjatë vështirësive, të shfaqen ato virtyte që mund të shfaqen vetëm në kohën e vështirësive, ndërsa gjatë ditëve të fitores dhe të sundimit, të shfaqen ato virtyte, që nuk mund të shfaqen pa pasur pushtet. Prandaj, të dyja llojet e virtyteve të Hazret Profetit Muhammed s.a.v.s. u shfaqën në mënyrën më të qartë në të dyja situatat. Nëse do ta studiojmë pjesën e vështirësive të jetës së tij, e cila shtrihet gjatë trembëdhjetë viteve të tij në Mekë, do të dalë shumë e qartë që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tregoi ato virtyte, të cilat mund t’i tregonte vetëm një njeri i vërtetë dhe i përsosur gjatë vështirësive. Për shembull, i mbështetet vetëm Zotit, nuk vajton dhe nuk ankohet, nuk ngathtësohet në misionin e tij, nuk ka frikë nga askush e nga asgjë. Të gjitha këto i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i ka treguar me aq bukuri, saqë shumë nga jobesimtarët e pranuan duke parë pikërisht këto virtyte tek ai dhe dëshmuan që derisa dikush nuk ka besim të plotë në Zot, nuk mund të tregohet kaq i duruar dhe i patundur ndaj vështirësive kaq të mëdha. Pastaj, gjatë kohës së dytë, asaj të fitores, të sundimit dhe të begatisë, virtytet e larta si falja, bujaria, guximi, etj., i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i shfaqi në mënyrë aq të përsosur, saqë një mori jobesimtarësh e pranuan fenë Islame pikërisht duke parë këto virtyte tek ai. Ai u fali atyre që i shkaktuan vuajtje, u mundësoi paqe dhe strehë atyre që e kishin dëbuar nga qyteti i tij, i begatoi ata që ishin nevojtarë dhe i fali armiqtë e tij më të mëdhenj, edhe pse i kishte kapur dhe kishte fuqi t’i ndëshkonte. Duke parë pikërisht këto virtyte të tij, shumë nga ata dëshmuan se askush nuk mund të shfaqë morale të tilla, përveçse ai që me të vërtetë vjen prej Zotit. Kjo ishte arsyeja që mllefet e vjetra të armiqve të tij, u pastruan përnjëherë. Virtytin e tij më të lartë, të cilin ai e shfaqi në jetën e tij, Kurani i Shenjtë e tregon në këto fjalë: Thuaju atyre që adhurimi im, sakrifica ime, jeta ime dhe vdekja ime janë në rrugën e Zotit, (6:163) pra janë për të shfaqur madhështinë e Tij dhe për t’u mundësuar rehati robërve të Tij, në mënyrë që ata të gëzojnë jetën nga vdekja ime.

1
الفَاتِحَة El-Fatiha
2
البَقَرَة El-Bekare
3
آل عِمرَان Ali Imran
4
النِّسَاء En-Nisa
5
المَائدة El-Maidah
6
الاٴنعَام El-En’am
7
الاٴعرَاف El-A’raf
8
الاٴنفَال El-Enfal
9
التّوبَة Et-Teube
10
یُونس Junus
11
هُود Hud
12
یُوسُف Jusuf
13
الرّعد Er-Rad
14
إبراهیم Ibrahim
15
الحِجر El-Hixhr
16
النّحل En-Nahl
17
بنی اسرائیل Beni Israil
18
الکهف El-Kehf
19
مَریَم Merjem
20
طٰه TaHa
21
الاٴنبیَاء El-Enbija
22
الحَجّ El-Haxh
23
المؤمنون El-Mu’minun
24
النُّور En-Nur
25
الفُرقان El-Furkan
26
الشُّعَرَاء Esh-Shuara
27
النَّمل En-Neml
28
القَصَص El-Keses
29
العَنکبوت El-Ankebut
30
الرُّوم Er-Rum
31
لقمَان Lukman
32
السَّجدَة Es-Sexhde
33
الاٴحزَاب El-Ahzab
34
سَبَإ Saba
35
فَاطِر Fatir
36
یسٓ Jasin
37
الصَّافات Es-Saffat
38
صٓ Sad
39
الزُّمَر Ez-Zumer
40
المؤمن El-Mu’min
41
حٰمٓ السجدہ Ha.Mim. Es-Sexhde
42
الشّوریٰ Esh-Shura
43
الزّخرُف Ez-Zukhruf
44
الدّخان Ed-Dukhan
45
الجَاثیَة El-Xhathije
46
الاٴحقاف El-Ahkaf
47
محَمَّد Muhammed
48
الفَتْح El-Fet’h
49
الحُجرَات El-Huxhurat
50
قٓ Kaf
51
الذّاریَات Edh-Dharijat
52
الطُّور Et-Tur
53
النّجْم En-Nexhm
54
القَمَر El-Kamer
55
الرَّحمٰن Er-Rahman
56
الواقِعَة El-Uakia
57
الحَدید El-Hadid
58
المجَادلة El-Muxhadile
59
الحَشر El-Hashr
60
المُمتَحنَة El-Mumtehine
61
الصَّف Es-Saf
62
الجُمُعَة El-Xhumu’a
63
المنَافِقون El-Munafikun
64
التّغَابُن Et-Tegabun
65
الطّلاَق Et-Talak
66
التّحْریم Et-Tahrim
67
المُلک El-Mulk
68
القَلَم El-Kalem
69
الحَاقَّة El-Hakka
70
المعَارج El-Mearixh
71
نُوح Nuh
72
الجنّ El-Xhinn
73
المُزمّل El-Muzzemmil
74
المدَّثِّر El-Muddeththir
75
القِیَامَة El-Kijamah
76
الدھر Ed-Dehr
77
المُرسَلات El-Murselat
78
النّبَإِ En-Nebe
79
النَّازعَات En-Naziat
80
عَبَسَ Abese
81
التّکویر Et-Tekvir
82
الانفِطار El-Infitar
83
المطفّفِین El-Mutaffifin
84
الانشقاق El-Inshikak
85
البُرُوج El-Buruxh
86
الطّارق Et-Tarik
87
الاٴعلی El-A’la
88
الغَاشِیَة El-Gashije
89
الفَجر El-Fexhr
90
البَلَد El-Beled
91
الشّمس Esh-Shems
92
اللیْل El-Lejl
93
الضّحیٰ Ed-Duha
94
الإنشراح El-Inshirah
95
التِّین Et-Tin
96
العَلق El-Alek
97
القَدر El-Kader
98
البَیّنَة El-Bejjine
99
الزّلزَلة Ez-Zilzal
100
العَادیَات El-Adijat
101
القَارعَة El-Karije
102
التّکاثُر Et-Tekathur
103
العَصر El-Asr
104
الهُمَزة El-Humeze
105
الفِیل El-Fil
106
قُرَیش Kurejsh
107
المَاعون El-Maun
108
الکَوثَر El-Keuther
109
الکافِرون El-Kafirun
110
النّصر En-Nasr
111
اللھب El-Leheb
112
الإخلاص El-Ihlas
113
الفَلَق El-Felek
114
النَّاس En-Nas
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp