64 : 2 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یُسَبِّحُ لِلّٰہِ مَا فِی السَّمٰوٰتِ وَ مَا فِی الۡاَرۡضِ ۚ لَہُ الۡمُلۡکُ وَ لَہُ الۡحَمۡدُ ۫ وَ ہُوَ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ ﴿۲﴾
    64 : 2 Allahun e lartëson gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë; i Atij është sundimi dhe e Atij është lavdia; Dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
    Shpjegime

    Çdo grimcë e tokës dhe e qiellit dhe gjithçka që gjendet në to, e lartëson Zotin dhe përmend shenjtërinë e Tij. Atë e lartësojnë malet, e lartësojnë lumenjtë, e lartësojnë pemët, e lartësojnë dhe shumë nga njerëzit e sinqertë. Kurse ai që nuk e lartëson Atë me gojë e me zemër dhe që nuk përulet para Tij, caktimi i Tij e gjunjëzon përmes një sërë prangash e ndëshkimesh. Kurani pohon për engjëjt se ata që të gjithë i binden skajshmërisht Atij. Dhe të njëjtën gjë thotë edhe për të gjitha gjethet a grimcat e tokës, që çdo gjë e saj po i bindet Atij. Nuk bie asnjë gjethe, përveçse me lejen e Tij dhe as ndonjë ilaç mund të jetë shërues e as ndonjë ushqim mund të bëhet i dobishëm pa urdhrin e Tij. Pra, çdo gjë mban kokën të ulur me përulësi e robëri të skajshme te pragu i Tij, për t’iu bindur tërësisht Atij. Thërrmijat e dheut dhe të maleve, pikat e lumenjve dhe të oqeaneve, gjethet e pemëve dhe të shkurreve dhe çdo grimcë e njeriut dhe e kafshëve e njohin Zotin, i nënshtrohen Atij dhe e lavdërojnë dhe e madhërojnë Atë. Pra, ndër gjërat e tokës, disa prej tyre u binden urdhrave të Librit të Zotit, që është Libri i natyrës, e disa të tjera urdhrave të ligjeve që vijnë nga caktimi i Zotit, dhe ka edhe të tilla që u binden të dyjave. Qoftë reja, qoftë era, qoftë zjarri, qoftë dheu, të gjithë janë të angazhuar në bindje ndaj Zotit dhe në lartësimin e Tij. Nëse dikush nga njerëzit tregohet rebel ndaj urdhrave të Librit të Zotit, ai sërish është i nënshtruar ndaj ligjeve të caktimit të Zotit. Askush nuk mund të dalë jashtë këtyre dy sundimeve. Çdokush është i detyruar t’i nënshtrohet të paktën njërit prej dy sundimeve qiellore. Po, herë pakujdesia, herë përkujtimi i Zotit e zotërojnë tokën për të përkeqësuar ose përmirësuar zemrat e njerëzve. Por pa urtësinë dhe organizimin e Zotit, nuk bëhen këto ndryshime. Zoti deshi që Toka të bëhet kështu, dhe ajo u bë. Lexoni edhe 57:2.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp