62 : 5 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • ذٰلِکَ فَضۡلُ اللّٰہِ یُؤۡتِیۡہِ مَنۡ یَّشَآءُ ؕ وَ اللّٰہُ ذُو الۡفَضۡلِ الۡعَظِیۡمِ ﴿۵﴾
    62 : 5 Ky është bekimi i Allahut, që Ai ia jep kujt të dojë. Dhe Allahu zotëron bekimin madhështor.
    Shpjegime

    Ajetet 4-5: Ky ajet (ajeti nr. 5) provon që nuk bëhet fjalë për ardhjen e parë të Profetit Muhammed s.a.v.s., pasi nuk do të thuhej “Ai ia jep kujt të dojë”, por nënkupton ardhjen e tij të dytë që do të bëhej me ardhjen e një shërbëtori të tij, pra një profet brenda umetit të tij, dhe duke qenë i tillë, ai nuk thyen “Vulën e Profetëve” të Profetit Muhammed s.a.v.s., përkundrazi, vjen i vërtetuar me vulën e tij. Këtë tregojnë edhe fjalët në Buhari “ai do të jetë imami juaj prej jush” (Buhari, nr. 3449) dhe “ai do t’ju mësojë prej Librit tuaj dhe prej sunetit të Profetit tuaj” (Muslim, nr. 392 [155]). Kjo pozitë e lartë është bekimi i Allahut që Ai ia jep kujt të dojë dhe Ai zotëron bekimin madhështor. Këtë interpretim e mbështet vetë hadithi i Sahihut të Buhariut, në të cilin përmendet që kur u lexua ky ajet përpara sahabëve, ata e pyetën të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: “Cilët janë këta (të mëvonshmit), o i Dërguari i Allahut?”. Pra, ata nuk e pyetën se kush do të vijë, por te cilët do të vijë. Por Profeti s.a.v.s. heshti derisa ata e përsëritën tri herë të njëjtën pyetje. Vetëm atëherë ai u dha përgjigje se kush do të vijë. Ai vendosi dorën e tij mbi shpatullën e Hazret Selman Farisiut r.a. dhe tha: “Nëse besimi do të zhduket dhe do të shkojë edhe në Plejadat, një ose disa burra nga këta, do ta risjellin atë në tokë.” (Buhari, nr. 4897). Ky hadith e tregon qartazi se ajeti i Kuranit nuk flet për ardhjen fizike të vetë të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., por të një shërbëtori të tij të përsosur, i cili do të ishte me origjinë perse, pra joarabe.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp