62 : 4 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَّ اٰخَرِیۡنَ مِنۡہُمۡ لَمَّا یَلۡحَقُوۡا بِہِمۡ ؕ وَ ہُوَ الۡعَزِیۡزُ الۡحَکِیۡمُ ﴿۴﴾
    62 : 4 (Ai e dërgoi atë) edhe te të mëvonshmit prej tyre, të cilët ende nuk u janë bashkuar. Dhe Ai është Mbizotëruesi, i Urti.
    Shpjegime

    Në këtë ajet, Allahu i Madhërishëm përmend një grup të të mëvonshmëve (akharine), duke thënë se do ta dërgojë edhe te ta të njëjtin të Dërguar që u përmend në ajetin e mëparshëm. Po kështu, në ajetin e dytë të kësaj sureje, Allahu renditi katër cilësi të Tij, (Sunduesin, të Shenjtin, Mbizotëruesin, të Urtin), kurse në këtë ajet përsëriti vetëm dy të fundit, pra Mbizotëruesin dhe të Urtin. Kjo tregon se nuk do të vijë fizikisht i njëjti i Dërguar që u përmend më herët, por një shërbëtor ose pasqyrim i tij, i cili nuk do të sjellë Libër të ri. Është interesante që po këto dy cilësi që janë përmendur në këtë ajet, Allahu i Madhërishëm i ka përmendur në kontekstin e Hazret Isait a.s., ku tha: “por Allahu e ngriti drejt Vetes. Dhe Allahu është Mbizotërues, i Urtë” (4:159).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp