- ہُوَ الَّذِیۡ بَعَثَ فِی الۡاُمِّیّٖنَ رَسُوۡلًا مِّنۡہُمۡ یَتۡلُوۡا عَلَیۡہِمۡ اٰیٰتِہٖ وَ یُزَکِّیۡہِمۡ وَ یُعَلِّمُہُمُ الۡکِتٰبَ وَ الۡحِکۡمَۃَ ٭ وَ اِنۡ کَانُوۡا مِنۡ قَبۡلُ لَفِیۡ ضَلٰلٍ مُّبِیۡنٍ ۙ﴿۳﴾62 : 3 Është Ai që dërgoi tek analfabetët një të Dërguar prej tyre; ai u reciton ajetet e Tij, i pastron dhe u mëson Librin dhe urtësinë, ndonëse ata deri më parë ishin në devijim të qartë;Shpjegime
Ky ajet tregon veçorinë e pashoqe të Profetit Muhammed s.a.v.s., që besimtarëve të vet ai ua pastronte shpirtrat duke u lexuar ajetet e Librit, përpara se t’u jepte dijen dhe urtësinë e Librit. Në suren El-Bekare vjen lutja e Hazret Ibrahimit a.s., që ai e bëri pikërisht për ardhjen e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., por duke kërkuar që ai t’ua lexojë ajetet e Allahut, t’ua dhurojë dijen dhe urtësinë e me anë të tyre, t’ua bëjë pastrimin shpirtëror. Është mrekullia e Kuranit që Allahu i Madhërishëm përmend tri herë përmbushjen e lutjes së Ibrahimit, por të tria herët pastrimin shpirtëror e rendit menjëherë pas leximit të ajeteve dhe pastaj, mësimin e dijes dhe të urtësisë së Librit. Është veçantia e Kuranit të Shenjtë që edhe pse është zbritur përgjatë njëzet e tre vitesh, nuk gjen dot asnjë kundërthënie në ajetet e tij.