61 : 7 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِذۡ قَالَ عِیۡسَی ابۡنُ مَرۡیَمَ یٰبَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ اِنِّیۡ رَسُوۡلُ اللّٰہِ اِلَیۡکُمۡ مُّصَدِّقًا لِّمَا بَیۡنَ یَدَیَّ مِنَ التَّوۡرٰٮۃِ وَ مُبَشِّرًۢا بِرَسُوۡلٍ یَّاۡتِیۡ مِنۡۢ بَعۡدِی اسۡمُہٗۤ اَحۡمَدُ ؕ فَلَمَّا جَآءَہُمۡ بِالۡبَیِّنٰتِ قَالُوۡا ہٰذَا سِحۡرٌ مُّبِیۡنٌ ﴿۷﴾
    61 : 7 Dhe (kujtoni edhe kohën) kur Isai biri i Merjemes tha: “O Bijtë e Izraelit! Unë jam i Dërguari i Allahut për ju, si vërtetues i asaj që keni përpara prej Teuratit dhe si sihariqdhënës për një të Dërguar që do të vijë pas meje; emri i tij është Ahmed”. Por kur ai u erdhi me shenjat e qarta, ata thanë: “Kjo qenka një magji e hapur!”
    Shpjegime

    Në këtë ajet Zoti i Madhërishëm na sjell profecinë që flet për manifestimin e cilësisë Ahmed të Profetit Muhammed s.a.v.s.. Pra, Profeti s.a.v.s. u manifestua edhe me cilësinë e Muhammedit, gjë që e parashikoi Hazret Musai a.s., gjithashtu edhe me cilësinë e Ahmedit, gjë që e parashikoi Hazret Isai a.s..

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp