- لَا یَنۡہٰٮکُمُ اللّٰہُ عَنِ الَّذِیۡنَ لَمۡ یُقَاتِلُوۡکُمۡ فِی الدِّیۡنِ وَ لَمۡ یُخۡرِجُوۡکُمۡ مِّنۡ دِیَارِکُمۡ اَنۡ تَبَرُّوۡہُمۡ وَ تُقۡسِطُوۡۤا اِلَیۡہِمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ یُحِبُّ الۡمُقۡسِطِیۡنَ ﴿۹﴾60 : 9 Allahu nuk ju ndalon t’u bëni mirësi e t’u bëni drejtësi atyre të cilët nuk luftuan kundër jush për fe dhe as nuk ju dëbuan nga shtëpitë tuaja. Sigurisht, Allahu i do ata që bëjnë drejtësi.Shpjegime
Ky ajet kategorikisht hedh poshtë idenë e luftërave të dhunshme. Kurani i Shenjtë nuk i ndalon muslimanët të kenë mirësjellje e miqësi ndaj atyre jomuslimanëve që nuk kanë luftuar me ta për shkak të besimit ndryshe dhe që as nuk i kanë dëbuar nga vatrat e tyre. Disa komentues tentojnë të nxjerrin “argumentin” duke u bazuar te disa ajete të tjera se gjoja muslimanëve u është bërë e ndaluar miqësia me të gjithë jomuslimanët. Ky ajet qartazi u thotë të gjithë muslimanëve që me ata të cilët nuk kanë qenë të dhunshëm ndaj muslimanëve, jo vetëm që u lejohet të kenë miqësi, madje i porosit të kenë mirësjellje ndaj tyre. Lexoni edhe 5:52.