58 : 23 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • لَا تَجِدُ قَوۡمًا یُّؤۡمِنُوۡنَ بِاللّٰہِ وَ الۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ یُوَآدُّوۡنَ مَنۡ حَآدَّ اللّٰہَ وَ رَسُوۡلَہٗ وَ لَوۡ کَانُوۡۤا اٰبَآءَہُمۡ اَوۡ اَبۡنَآءَہُمۡ اَوۡ اِخۡوَانَہُمۡ اَوۡ عَشِیۡرَتَہُمۡ ؕ اُولٰٓئِکَ کَتَبَ فِیۡ قُلُوۡبِہِمُ الۡاِیۡمَانَ وَ اَیَّدَہُمۡ بِرُوۡحٍ مِّنۡہُ ؕ وَ یُدۡخِلُہُمۡ جَنّٰتٍ تَجۡرِیۡ مِنۡ تَحۡتِہَا الۡاَنۡہٰرُ خٰلِدِیۡنَ فِیۡہَا ؕ رَضِیَ اللّٰہُ عَنۡہُمۡ وَ رَضُوۡا عَنۡہُ ؕ اُولٰٓئِکَ حِزۡبُ اللّٰہِ ؕ اَلَاۤ اِنَّ حِزۡبَ اللّٰہِ ہُمُ الۡمُفۡلِحُوۡنَ ﴿٪۲۳﴾
    58 : 23 Nuk do të gjesh njerëz që besojnë në Allah dhe (në) Ditën e Ahiretit, e të kenë miqësi me ata që armiqësohen me Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe sikur ata të jenë baballarët e tyre, apo fëmijët e tyre, apo vëllezërit e tyre apo të fisit të tyre. Janë pikërisht këta, në zemrat e të cilëve Allahu ka shkruar besimin dhe i ka ndihmuar me Shpirtin prej Tij. Ai do t’i pranojë këta në xhenete nëpër të cilat rrjedhin lumenj; ata në to do të jetojnë përgjithmonë; Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ky pikërisht është grupi i Allahut. Dëgjoni! Pikërisht grupi i Allahut do të jetë i suksesshëm.
    Shpjegime

    “Allahu u ka shkruar besimin në zemra” do të thotë se besimi u ka hyrë në natyrën dhe në instinktet e tyre, saqë ata nuk kishin më nevojë për asnjë artificialitet. Kjo pozitë e lartë e besimit i jepet njeriut atëherë kur Zoti i dhuron një “jetë të re” përmes Shpirtit të Shenjtë. Ashtu siç shpirti qëndron në trup duke e mbajtur atë të gjallë, të ndriçuar dhe duke e rritur dhe edukuar, në të njëjtën mënyrë, Zoti ua dhuron besimtarëve të tillë të devotshëm Shpirtin e Shenjtë, i cili bashkëjeton me ta duke ua ndriçuar përherë zemrën. Pra, ashtu siç trupi jeton duke e pasur shpirtin brenda, aftësitë shpirtërore të tyre funksionojnë për shkak të Shpirtit të Shenjtë. Kjo është arsyeja që në këtë ajet Zoti i Madhërishëm së pari tha se ua ka shkruar besimin në zemra, më pas tha: i ka ndihmuar me Shpirtin e Shenjtë. Sepse kur besimi iu shkrua në zemra dhe u ka hyrë në “ADN-në” e tyre, ata fituan një jetë të re, e cila nuk mund të lindte dhe nuk mund të rronte pa pasur ndihmën e Shpirtit të Shenjtë. Shpirti i Shenjtë quhet i tillë sepse Zoti pikërisht përmes tij ia dhuron njeriut një jetë të pastër. Kurani i Shenjtë ka plot ajete që flasin për jetën shpirtërore. Për shembull, diku ai pohon që pikërisht jeta që jetohet me besimin në Zot quhet jetë, kurse jeta e mohimit është “vdekje” (29:65). Edhe kjo tregon se Shpirti i Shenjtë ua mundëson jetën besimtarëve, kurse mohuesit, pavarësisht se janë të gjallë fizikisht, janë të privuar nga kjo jetë shpirtërore.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp