58 : 22 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • کَتَبَ اللّٰہُ لَاَغۡلِبَنَّ اَنَا وَ رُسُلِیۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ قَوِیٌّ عَزِیۡزٌ ﴿۲۲﴾
    58 : 22 Allahu e ka shkruar: Unë dhe të Dërguarit e Mi patjetër do të triumfojmë! Sigurisht, Allahu është i Plotfuqishëm, Mbizotërues.
    Shpjegime

    Folja në gjuhën arabe “ketebe” (shkruaj) në këtë ajet shënjon praktikën e përhershme të Zotit që Ai patjetër u sjell triumf të dërguarve të Tij. Vështirësitë që u vijnë në mes janë asgjë, edhe sikur ato t’ua bëjnë “tokën të ngushtë, pavarësisht nga gjerësia e saj” (9:118), përfundimisht, ata, pra të Dërguarit e Zotit triumfojnë. Robërit e Zotit kurrë nuk dështojnë. Ky premtim përmbushet pikërisht atëherë, kur mohuesit i kundërshtojnë të Dërguarit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp