57 : 28 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • ثُمَّ قَفَّیۡنَا عَلٰۤی اٰثَارِہِمۡ بِرُسُلِنَا وَ قَفَّیۡنَا بِعِیۡسَی ابۡنِ مَرۡیَمَ وَ اٰتَیۡنٰہُ الۡاِنۡجِیۡلَ ۬ۙ وَ جَعَلۡنَا فِیۡ قُلُوۡبِ الَّذِیۡنَ اتَّبَعُوۡہُ رَاۡفَۃً وَّ رَحۡمَۃً ؕ وَ رَہۡبَانِیَّۃَ ۣ ابۡتَدَعُوۡہَا مَا کَتَبۡنٰہَا عَلَیۡہِمۡ اِلَّا ابۡتِغَآءَ رِضۡوَانِ اللّٰہِ فَمَا رَعَوۡہَا حَقَّ رِعَایَتِہَا ۚ فَاٰتَیۡنَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا مِنۡہُمۡ اَجۡرَہُمۡ ۚ وَ کَثِیۡرٌ مِّنۡہُمۡ فٰسِقُوۡنَ ﴿۲۸﴾
    57 : 28 Më pas dërguam vazhdimisht në gjurmët e tyre të Dërguarit Tanë (të tjerë). Më pas, dërguam edhe Isain birin e Merjemes dhe i dhamë Inxhilin. Në zemrat e atyre që e ndoqën atë, vumë dhembshuri e mëshirë; kurse murgërinë që ata vetë e bënë risi, nuk ua obliguam Ne, por (ne u kishim obliguar) vetëm kërkimin e pëlqimit të Allahut; ata nuk e ruajtën (murgërinë) siç duhej ruajtur ajo. Atyre që besuan prej tyre, Ne ua dhamë shpërblimin; dhe shumica prej tyre ishin të pabindur.
    Shpjegime

    Në këtë ajet flitet për murgërinë që priftërinjtë e krishterë e praktikojnë duke mbetur të pamartuar gjithë jetën. Zoti nuk ua obligoi murgërinë, por i kishte porositur të ndiqnin rrugën e druajtjes ndaj Tij, porosi të cilën të krishterët e parë e ndoqën siç duhej, por ata që erdhën më vonë, duke e ekzagjeruar, sajuan zakonin e murgërisë. Realisht, shpërblimi i njeriut varet tërësisht nga fakti që njeriu të ketë një fuqi, por duke pasur drojë ndaj Zotit, të luftojë me ndjenjat negative të saj dhe të përfitojë nga dobitë e saj dhe kështu të fitojë shpërblim të dyfishtë. Por, çfarë shpërblimi mund të gëzojë ai që bëhet si fëmijë duke e çrrënjosur fare këtë ndjenjë?! A mund të ketë ndonjë shpërblim fëmija për dëlirësinë e tij?! Dy ajete më parë, (në ajetin nr. 26) Zoti tha se bashkë me Profetët dhe Librat, ai dërgon edhe peshoren. Edhe kjo tregon që mësimet janë efikase kur janë të baraspeshuara. Ky ajet sjell provën për të treguar se çfarë ndodh nëse besimtarët nuk i përmbahen peshores.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp