- مَاۤ اَصَابَ مِنۡ مُّصِیۡبَۃٍ فِی الۡاَرۡضِ وَ لَا فِیۡۤ اَنۡفُسِکُمۡ اِلَّا فِیۡ کِتٰبٍ مِّنۡ قَبۡلِ اَنۡ نَّبۡرَاَہَا ؕ اِنَّ ذٰلِکَ عَلَی اللّٰہِ یَسِیۡرٌ ﴿ۚۖ۲۳﴾57 : 23 Nuk bie ndonjë fatkeqësi në tokë, e as në jetën tuaj, përveçse të jetë e shkruar në një Libër, përpara se Ne ta shfaqim atë. Kjo për Allahun është e lehtë.Shpjegime
Fjala “Libër” në këtë ajet mund të nënkuptojë ligjin ose dijen Hyjnore. Mund të nënkuptojë gjithashtu edhe Kuranin. Sipas kuptimit të parë, domethënia e ajetit është se gjithçka i nënshtrohet një ligji të caktuar të natyrës. E sipas të dytit, kuptimi i ajetit mund të jetë që shkaqet dhe shërimet e fatkeqësive që hasin kombet apo individët, janë përmendur në Kuran. Fjalët “në tokë” u referohen kombeve e popujve, kurse ato “në jetën tuaj”, muslimanëve ose mbarë njerëzve si individë.