57 : 16 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَالۡیَوۡمَ لَا یُؤۡخَذُ مِنۡکُمۡ فِدۡیَۃٌ وَّ لَا مِنَ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا ؕ مَاۡوٰٮکُمُ النَّارُ ؕ ہِیَ مَوۡلٰٮکُمۡ ؕ وَ بِئۡسَ الۡمَصِیۡرُ ﴿۱۶﴾
    57 : 16 Andaj, sot nuk do t’ju pranohet ndonjë shpagim as juve, e as atyre që mohuan. Streha juaj është zjarri; ai është “miku” juaj. Sa destinacion i keq është ai!
    Shpjegime

    Fjalët “ai është miku juaj” duket se janë ironi, sepse mëkatarët në jetën tokësore zjarrin e dëshirave e bëjnë “mik”. Megjithatë, këto fjalë gjithashtu mund të kenë kuptimin se vetëm zjarri i xhehenemit mund t’i pastrojë ata nga papastërtitë dhe sëmundjet me të cilat ata e ngarkuan veten e tyre. Pra, në këtë kuptim, shërimi i tyre do të bëhet nga ky “mik” që është zjarri i xhehenemit. Lexoni edhe 78:24.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp